Politike

Veliaj në burg/ A do të ketë zgjedhje të parakohshme në bashkinë Tiranë? Rama: Nuk e di, kam kërkuar opinione se si duhet trajtuar kjo gjë

Rama tha se ende nuk e ka një ide se çfarë do të ndodhë me drejtimin e bashkisë së Tiranës.

4 Shtator 2025, 22:07 Nga r.ll
Veliaj në burg/ A do të ketë zgjedhje të parakohshme në
rama, veliaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur sonte për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Tiranës, për shkak se kryebashkiaku Erion Veliaj është i burgosur. 

Rama tha se ende nuk e ka një ide se çfarë do të ndodhë, ndërsa shtoi se ka kërkuar që të shikojë një sërë opinionesh për të kuptuar se si duhet trajtuar çështja.

Pjesë nga intervista: 

Pyetje A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i bashkisë së Tiranë?

Rama: Nuk e di këtë do ta shohim në vijim, nuk e di.

Pyetje: Pra do të jetë zgjedhje të parakohshme në Tiranë, apo do të prisni derisa Gjykata të marri një vendim të formës së prerë?

Rama: Nuk e di. Unë kam kërkuar që të shikojë një sërë opinionesh për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo gjë.

 

edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll