Politike

Ankimoi vendimin e Komisionit Rregullator për certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD

PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhore, duke argumentuar se procesi është zhvilluar me shkelje ligjore dhe problematika.

4 Shtator 2025, 18:16 Nga r.ll
Ankimoi vendimin e Komisionit Rregullator për certifikimin e rezultatit
selia e pd

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ditën e sotme e së enjtes ankimin e koalicionit PD-ASHM për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.

PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhore, duke argumentuar se procesi është zhvilluar me shkelje ligjore dhe problematika. Këto shkelje, sipas opozitës janë: përdorimi i burimeve publike në fushatë, intimidimi i votuesve, patronazhistët, shpërdorimi i administratës publike dhe fenomeni i blerjes së votës dhe ndikimi i grupeve kriminale.

Sipas padisë, në qarkun e Tiranës për shkak edhe të numrit të popullsisë dhe administratës, problematikat kanë qenë më të përhapura. 

Ndërkohë pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor pritet që presidenti Bajram Begaj të nxjerrë dekretin për mbledhjen e Parlamentit në legjislaturën e re. 

Komisioni Rregullator ka certifikuar me 3 vota pro dhe 2 kundër rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Nga zgjedhjet e 11 majit Partia Socialiste siguroi 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike mori vetëm 50 mandate. Nga zgjedhjet arritën të siguronte tre vende në Kuvend edhe Partia Socialdemokrate. Ndërkohë që Partia “Mundësia” e Agron Shehajt mori dy ulëse në Parlament, “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatiak Lapajt 1 mandat dhe “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit 1 mandat./Dosja.al

kolegji zgjedhor pd ashm

Sondazh

Poll