Politike

Drafti i Kodit të ri Penal/ Arben Rakipi zbulon veprat që do lehtësohet dënimi: Nga vjedhja të shpërndarësit të drogës

Një tjetër gjë që Rakipi përmendi është edhe trajtimi si i mitur, që do të thotë se nëse një përson do të kryej vepra jo të rënda penale, mund të marrë lehtësi siç merr i mituri. 

4 Shtator 2025, 11:43 Nga I.A
Drafti i Kodit të ri Penal/ Arben Rakipi zbulon veprat që do
Arben Rakipi

TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka zbuluar disa nga veprat që pritet të lehtësohet dënimi. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka theksuar se veprat si vjedhja, shpërndarësit e drogës nëse tregojnë burimin të kenë dënime më të lehta. Një tjetër gjë që Rakipi përmendi është edhe trajtimi si i mitur, që do të thotë se nëse një përson do të kryej vepra jo të rënda penale, mund të marrë lehtësi siç merr i mituri. 

"Dua të përmend një grup dispozitash të tjera që lidhen me dënimin. Dispozita e parë orienton gjykatën kur do të japë një dënim ndaj një personi që nuk ka rrethana lehtësuese. Ky është një dënim ligjor. Ndikon drejtpërdrejt në zbutjen e dënimit. Çështja e dytë është që ne kemi rreth 100 dispozita ku gjyqtari orientohet të japë dënim plotësues, jo burgim dhe jo gjobë, siç mund të jetë puna në interes publik, normalizimi i marrëdhënieve me viktimën apo elementë të tjerë.

Vjedhja

Do përmend kategoritë lehtësuese që lidhen me vjedhjen. Është një dispozitë e rëndësishme për rëndësinë e veprës; do të bëjë që të mos quhet vepër penale, pra do të konsiderohet si e patrajtueshme penalisht.
Vjedhjet brenda familjes janë vlerësuar që mund të trajtohen me ankim. Prokurori nuk e fillon dot çështjen përveçse me ankim, dhe kjo është lehtësuese për politikën penale në tërësi. Një element tjetër që ndikon është çështja e alternativave të dënimit që janë shtuar — alternativa që ndikon drejtpërdrejt në dënimin gjyqësor, sepse nëse sistemi i provës e mbikëqyr, ndjek dhe referon në gjykatë.

Trajtimi si i mitur

I rrituri nuk do të trajtohet si i mitur, por është në kuptimin që, nëse do të kryejë vepra jo të rënda, atëherë mund ta marrë këtë lehtësi, ashtu siç mund ta marrë i mituri. Është një çështje që zbut dënimin e tij në raport me veprën, nëse nuk është një vepër e rëndë. Këto përbëjnë masën dërrmuese të lëndës penale që ne kemi.

Shpërndarësit e drogërave

Çfarë lidhet me shpërndarësit e drogës, dispozita parashikon mospenalizim të tyre nëse sasia është e vogël — 10 apo 5 gramë, s’e mbaj mend mirë. Shpërndarësit e rrugës, kur nuk është për përdorim vetjak, ne mendojmë që të mos penalizohen, me kushtin që të tregojnë se ku e kanë marrë drogën, pra burimin," përfundoi Rakipi.

arben rakipi ndryshimet ne kodin penal

Sondazh

Poll