Politike

Ankimimi i koalicionit PD-ASHM për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit/ Mblidhet sot Kolegji Zgjedhor, ja trupa gjykuese

PD ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të bazuar në parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

4 Shtator 2025, 11:22 Nga E. D
Ankimimi i koalicionit PD-ASHM për rezultatin e zgjedhjeve të 11
Partia Demokratike

TIRANË- Kolegji Zgjedhor do të mblidhet ditën e sotme për të shqyrtuar ankimin e Partisë Demokratike lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. PD ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të bazuar në parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Pas dorëzimit të padisë nga koalicioni, u hodh shorti për caktimin e trupës gjykuese pranë Gjykatës Administrative të Apelit, e cila do të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të KQZ. Seanca do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në Rrugën “Ismail Qemali”, në Tiranë. Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, që nxori fituese PS me 83 mandate, u shoqërua me një proces të gjatë ankimimesh. 

Trupa gjykuese përbëhet nga pesë gjyqtarë:

Lutfije Celami – Relatore

Entela Shedula – Anëtare

Alma Kodraliu – Anëtare

Ornela Naqellari – Anëtare

Enkel Peza – Anëtar

Komisioni Rregullator ka certifikuar me 3 vota pro dhe 2 kundër rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Nga zgjedhjet e 11 majit Partia Socialiste siguroi 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike mori vetëm 50 mandate. Nga zgjedhjet arritën të siguronte tre vende në Kuvend edhe Partia Socialdemokrate. Ndërkohë që Partia “Mundësia” e Agron Shehajt mori dy ulëse në Parlament, “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatiak Lapajt 1 mandat dhe “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit 1 mandat./Dosja.al

partia demokratike

Sondazh

Poll