3 Shtator 2025, 17:18
Nga r.ll

TIRANË- Ngarkesa me pjeshka e bllokuar në kufi nuk është sasia e parë ushqimore nga Shqipëria që në Kroaci nuk lejohet të tregtohet për shkak të përmbajtjes së pesticideve.
Në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar u zbulua skandali se disa ngarkesa me mandarina nga Shqipëria, ishin kapur nga autoritetet e sigurisë ushqimore në Kroaci me përmbatje pesticidesh të rrezikshme. Sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF raportoi askohe tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria.
Në shkurt të këtij viti u zbulua skandali tjetër i tregtimit të 21 tonëve mandarina që pas eksportimit në Kroaci, u kthyen mbrapsht për shkak se rezultuan me përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”. Ky lloj pesticidi është i dëmshëm dhe gjithashtu i ndaluar për tu përdorur. Asokohe lidhur me ngjarjen u arrestuar nga policia tre persona në Berat. Në pranga u vu edhe inspektori i Vetenarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Elson Tahiraj pasi ai lëshoi certifikatë fitosanitare fiktive.
Ngarkesa e bllokuar e radhës ishte në mars të këtij viti, ku përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), u ndaluan në Kroaci speca nga Shqipëria, për shkak se kishin nivele të larta pesticidësh. Specat u klasifikuan me rrezik të lartë për konsumatorin, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të pesticideve. RASFF njoftoi se shqetësimi ishte serioz.
Ngarkesa përmbante flonicamid, një insekticid që përdoret për kontrollin e dëmtuesve në fusha dhe sera. Ky pesticid ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe mund të shkaktojë efekte negative tek gjitarët, përfshirë njerëzit, veçanërisht në mëlçi dhe veshka.
Më e fundit ishtë ngarkesa me pjeshka me përmbajtje të lartë nikeli që u refuzuan në kufi nga Kroacia. Lajmi është konfirmuar në faqen online të Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF) të Komisionit Europian. Zbulimi i këtij rasti nga autoritetet europiane është bërë në datë 21 gusht 2025. Në njoftimin e mësipërm thuhet se frutat kishin “përmbajtje të lartë nikeli” dhe “përbëjnë një rrezik potencial” për konsumatorët. Ende nuk dihet se cila ka qenë kompania që ka eksportuar pjeshkët nga Shqipëria drejt Kroacisë./Dosja.al
mandarina me pesticide speca me pesticide
Aktualitet
3 Shtator 2025, 17:02
r.ll
foto ilustruese
BOSNJE- Pas Kroacisë, një tjetër shtet ka njoftuar se pjeshkat e eksportuara nga Shqipëria janë me përmbajtje...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 16:46
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kroacia ka refuzuar në kufi një ngarkesë me pjeshkë të nisura nga Shqipëria. Raportohet se...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 16:50
Air Albanias
TIRANË- Problemet financiare të Air Albanias duket se janë shumë të thella. Faqja zviceriane e specializuar në ...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 15:29
E. D
foo ilustruese
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme. Bëhet me dije se 3...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 14:53
E. D
pamje nga sherri
KORÇË- Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të ndodhur pak ditë më parë, në një lokal...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 13:29
E. D
pamje nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur pak më herët në segmentin e autostradës Lushnje- Fier, në vendin e...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 12:14
LIBRAZHD- Policia ka nisur hetimet ndaj një mjeku në spitalin e Librazhdit pasi ai është akuzuar për neglizhencë në tr...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 11:49
E. D
ndertimi i paligjshem
TROPOJË- AMP ka vënë në pranga një person për ndërtimin e një objekti 2-katësh me ...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 11:20
E. D
pamje nga arrestimi
DURRË- Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge ësht&...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 10:44
E. D
Policia
MALSI E MADHE- Një 38-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe për kultivim të lëndëve n...