3 Shtator 2025, 16:46
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kroacia ka refuzuar në kufi një ngarkesë me pjeshkë të nisura nga Shqipëria. Raportohet se frutat kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të nikelit. Lajmi është konfirmuar në faqen online të Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF) të Komisionit Europian. Zbulimi i këtij rasti nga autoritetet europiane është bërë në datë 21 gusht 2025.

Në njoftimin e mësipërm thuhet se frutat kishin “përmbajtje të lartë nikeli” dhe “përbëjnë një rrezik potencial” për konsumatorët. Ende nuk dihet se cila ka qenë kompania që ka eksportuar pjeshkët nga Shqipëria drejt Kroacisë.
Kjo është hera e dytë që Kroacia bllokon një ngarkesë ushqimorë nga vendi ynë. Më 12 Mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), një ngarkesë me speca nga Shqipëria, që kishte nivele të larta pesticidësh, u ndalua në Kroaci. Specat u klasifikuan me rrezik të lartë për konsumatorin, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të pesticideve. RASFF njoftoi se shqetësimi ishte serioz.
Ngarkesa përmbante flonicamid, një insekticid që përdoret për kontrollin e dëmtuesve në fusha dhe sera. Ky pesticid ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe mund të shkaktojë efekte negative tek gjitarët, përfshirë njerëzit, veçanërisht në mëlçi dhe veshka.
kroaci ngarkese me pjeshka pjeshka me nikel
Aktualitet
3 Shtator 2025, 16:50
Air Albanias
TIRANË- Problemet financiare të Air Albanias duket se janë shumë të thella. Faqja zviceriane e specializuar në ...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 15:29
E. D
foo ilustruese
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme. Bëhet me dije se 3...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 14:53
E. D
pamje nga sherri
KORÇË- Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të ndodhur pak ditë më parë, në një lokal...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 13:29
E. D
pamje nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur pak më herët në segmentin e autostradës Lushnje- Fier, në vendin e...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 12:14
LIBRAZHD- Policia ka nisur hetimet ndaj një mjeku në spitalin e Librazhdit pasi ai është akuzuar për neglizhencë në tr...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 11:49
E. D
ndertimi i paligjshem
TROPOJË- AMP ka vënë në pranga një person për ndërtimin e një objekti 2-katësh me ...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 11:20
E. D
pamje nga arrestimi
DURRË- Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge ësht&...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 10:44
E. D
Policia
MALSI E MADHE- Një 38-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe për kultivim të lëndëve n...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 10:26
E. D
pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Fier në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”. Mëso...
Aktualitet
3 Shtator 2025, 10:13
E. D
pamje nga arrestimi
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme. Sipas polici...