Politike

"Fragmentimi ndër problemet kryesore"/ Balluku: Në dy vite arritëm rezultate të prekshme

Duke folur në prezantimin e Operatorit të Ujit, Balluku evidentoi fragmentimin, borxhet dhe shlyerjen e faturimeve ndër problemet kryesore të sektorit.

3 Shtator 2025, 11:31 Nga E. D
"Fragmentimi ndër problemet kryesore"/ Balluku: Në dy vite
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se në dy vite që nga nisja e reformës së ujit, rezultatet janë të prekshme. Duke folur në prezantimin e Operatorit të Ujit, Balluku evidentoi fragmentimin, borxhet dhe shlyerjen e faturimeve ndër problemet kryesore të sektorit.

"Krahasimi që kemi marrë 2020, si viti i fundit kur nisëm të implementojmë reformën. Fragmentimi ndër problemet kryesore që kemi identifikuar. 15 ndërmarrjet e krijuara, kanë arritur që vetëm në dy vite, kemi arritur të kemi rezultate të prekshme, që kanë të bëjnë me optimizimin e financave të këtyre ndërmarrjeve.

Ndërkohë përvec fragmentimit, problematike kanë qenë borxhet e larta. Niveli i shlyerjes së faturës ishte vetëm 51 %, në rang vendi arrin në 13.6 miliardë. Situata në 2020 kur Ujësjellës Kanalizime në Kukës kishin nivel të shlyerjes së faturës vetëm 9 % ndërsa Gjirokastra vetëm 37%. Kjo reflektohej në mungesë të furnizimit të qëndrueshëm.

Ndërkohë uji pa të ardhura arrinte nivelin 65.4 % në tërësi të territorit. Deri në 2020, norma e ulët e arkëtimit karakterizonte gjithë sektorin. Tjetër fenomen ka qenë faturimi aforfe që bëhej pa asnjë analizë apo metodologji, ishte një vendim që merrej nga këshillat bashkiak, pa analizuar, investimet, kostot e mirëmbajtjes etj. Këtë vit do të marrë zgjidhje mungesa e shërbimeve të unifikuara dhe të standartizuara. Qëllimi dhe përmbajtja e fazës së parë të reformës është përmbyllur, por duke na vënë para një përgjegjësie të re," tha Balluku. 

belinda balluku

Sondazh

Poll