Politike

"Kërkon përgjegjshmëri dhe punë"/ Rama: BE do standarde të njejta të furnizimit me ujë si në union

Duke folur në prezantimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, Rama nënvizoi se kjo është plotësisht e bëshme, por kërkon masa përgjegjshmëri dhe njerëz të aftë.

3 Shtator 2025, 11:18 Nga I.A
"Kërkon përgjegjshmëri dhe punë"/ Rama: BE do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se hyrja në Bashkimin Evropian kërkon që Shqipëria të arrijë në 2030, një krahasueshmëri të arsyeshme të furnizimit me ujë njësoj si me standardet e Bashkimin Evropian. Duke folur në prezantimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, Rama nënvizoi se kjo është plotësisht e bëshme, por kërkon masa përgjegjshmëri dhe njerëz të aftë.

"Në fund dua të them që hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030 një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standardeve të BE. Kërkon reformë, është plotësisht e mundshme, por kërkon përgjegjshmëri. Siç tregoi rasti i Vlorës, kemi burime njerëzore cilësore, njerëz të aftë këtu në qendër që natyrisht së bashku me ata në pika të ndryshme të territorit, do të jenë në gjendje të krijojnë bërthamën e operatorit kombëtar të krijimit të ujit, më pas të shpërndarjes dhe furnizimit“, u shpreh Rama.

edi rama bashkimi evropian

Sondazh

Poll