Politike

Rama: Për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria

Rama shprehet se së shpejti do të njoftohen kushtet e reja për vendosje të karrigeve jashtë.

2 Shtator 2025, 19:55 Nga r.ll
Rama: Për çdo karrige në hapësirën e kufizuar
foto e postuar nga rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale të tjera pamje nga aksioni i çmontimit të fasadave të lokaleve që kanë zënë hapësirën publike. Në postimin e mëposhtëm, Rama shprehet se së shpejti do të njoftohen kushtet e reja për vendosje të karrigeve jashtë.

Ai njofton se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, biznesi do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re.

POSTIMI I PLOTË:

Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re.

edi rama

Sondazh

Poll