Politike

Prezantimi i Operatorit të Ujit/ Rama: Nuk kemi kohë për të humbur dhe as zgjidhje tjetër

Ndër të tjera Rama nënvizoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se është me shumë rëndësi që të krijohet një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend.

3 Shtator 2025, 11:06 Nga DOSJA
Prezantimi i Operatorit të Ujit/ Rama: Nuk kemi kohë për të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po prezanton ditën e sotme Operatorin Kombëtar të Ujit. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se gjatë këtyre viteve janë bërë investime të mëdha në sektorin e ujit dhe është rritur përgjegjshmëria e administrimit.

Ndër të tjera, Rama nënvizoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se është me shumë rëndësi që të krijohet një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend.

“Dua të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm që duam të hedhim së shpejti lidhur me krijimin e operatorit kombëtar të shpërndarjes së ujit. Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime dhe administrim të përgjegjshëm dhe në këto vite kemi bërë investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit. Por jemi të bindur dhe duke parë ecurinë e një reforme që u ndërmor pasa ca vitesh që nuk kemi arsye të humbasim kohë dhe të besojmë në një zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe vite më parë.

Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarje ishte katastrofë. Borxhet e larta dhe paaftësia në këto ndërmarrje si edhe mungesa e ekspertizës e shoqëuar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje, sollën situata shumë të pajustifikueshme. Paralelisht ne nga ana jonë, kemi bërë investime masive, po të shohim hartën sot, nga 4 zona që furnizoheshin me ujë 24 orë, kemi një panoramë tërësisht ndryshe," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll