Qeveria e Kosovës rriti shpenzimet, në tremujorin e dytë shifrat arrijnë në 784 milionë euro
Foto Ilustruese KOSOVË- Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Llogaritjet Qeveritare” për tremujorin e dytë...
Më 1 gusht, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për ngritjen e aktakuzës ndaj Klinakut dhe të pandehurit tjetër, Selmani.
KOSOVË- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cili akuzohen për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. I pranishëm në gjykatore është edhe Kurti, në cilësinë e palës së dëmtuar. Më 1 gusht, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për ngritjen e aktakuzës ndaj Klinakut dhe të pandehurit tjetër, Selmani.
Prokuroria ka thënë se ata dyshohet se më 2023 kishin publikuar në llogaritë e tyre në Facebook shkrime me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit.
Pas publikimit të lajmit për aktakuzën, Klinaku, nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkroi në Facebook se “mezi pret” që të ballafaqohet me Kurtin në gjykatë.
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se më 30 gusht të vitit 2023, Klinaku, e kishte përsëritur një postim me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit ku thuhej: “... Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova".
Ndërkaq, Nuredin Selmani, sipas Prokurorisë Speciale, e ka kanosur me vrasje Kurtin përmes postimeve të bëra në Facebook, për shkak të funksionit të tij si kryeministër, duke iu referuar postimit kërcënues të Klinakut.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që synon që përmes dhunës apo kanosjes të pengojë përfaqësuesit e lartë të Kosovës të kryejnë detyrat e tyre mund të dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim./REL
Foto Ilustruese KOSOVË- Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Llogaritjet Qeveritare” për tremujorin e dytë...
foto e postuar nga rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale të tjera pamje nga aksioni i çmontimit të...
vjosa osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sa i përket procesit të konstituimit të institucioneve të da...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në intervistën e tij të fundit edhe për dit&eu...
ilir meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në një intervistë lidhur me procesin gjyqësor dh...
galit peleg TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ka komëntuar protestat e zhvilluar në disa shtetë për ...
igli hasani SLLOVENI- Në kuadër të Forumit Strategjik të Bled, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mor...
Hashim Thaçi HAGË- Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krer&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të nga disa prej rrugëve të reja kombëtare. Me anë të një...
Partia Demokratike TIRANË- Kolegji Zgjedhor do shqyrtojë kërkesë-padinë e koalicionit ‘PD-ASHM’ për rezulta...