Politike

Prezantimi i Operatorit të Ujit/ Rama: Në Vlorë niveli i papërgjegjshmërisë ishte i frikshëm

Ndërkohë që theksoi se borxhet e akumuluara deri në vitin 2020 në ndërmarrjet e ujit shkuan 13.6 mld lekë. 

3 Shtator 2025, 11:11 Nga I.A
Prezantimi i Operatorit të Ujit/ Rama: Në Vlorë niveli i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se abuzimet e qeverisë vendore me ndërmarrjen e ujit kanë qenë në nivel të frikshëm. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e krijimit të Operatorit Kombëtar të Ujit, Rama solli rastin e Vlorës, ku deklaroi se e nisi sezonin turistik me një situatë të papranueshme. Ndërkohë që theksoi se borxhet e akumuluara deri në vitin 2020 në ndërmarrjet e ujit shkuan 13.6 mld lekë. 

 "Ju sjell shembullin e Vlorës. E nisi sezonin me një situatë të papranueshme të alarmit të zonave të tëra për furnizimin me ujë, nuk është se u bëmë ndonjë investim ato ditë, por thjesht dhe vetëm komandimi me një mision të posaçëm nga Tirana dhe me vëmendje të posaçme nga Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës, administrimi solli një përmirësim të situatës dhe hoqi ankthin dhe ndjesinë e emergjencës, alarmin që s’kemi ujë. Raporti i bërë nga ai ekip për situatën e administrimit të ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm. Nivel papërgjegjshmërie i frikshëm. Flasim për një nga pikat më të ngarkuara të turizmit. Borxhet e akumuluara, në vitin 2020 arritën në 13.6 mld lekë. Në 2021 ne ndërmorëm hapin e parë, dhe nga 58 ndërmarrje ne krijuam 15 shoqëri rajonale. Sot kemi rezultate domethënëse, të cilat na tregojnë një gjë, zgjidhja e kësaj sfide është bashkimi dhe jo ndarja. Decentralizimi nuk është fragmentim dhe shkatërrim por shërbim. Sot kemi 9 shoqëri rajonale nga 15 dhe nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll