Politike

"U bëj thirrje medieve të qëndrojnë fuqishëm"/ Berisha: Armiku numër 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve sot është censura

Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se qytetarët shpesh mbeten në errësirë të asaj që ndodh në realitet, për shkak se shumica e mediave tentojnë të fshehin të vërtetën, të ndikuar nga qeveria.

1 Shtator 2025, 11:05 Nga E. D
"U bëj thirrje medieve të qëndrojnë
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për gazetarët pasi doli nga SPAK, u bëri thirrje mediave të mos dorëzohen përballë tentativave për tu censuruar. Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se qytetarët shpesh mbeten në errësirë të asaj që ndodh në realitet, për shkak se shumica e mediave tentojnë të fshehin të vërtetën, të ndikuar nga qeveria.

Më tej ai theksoi se u bën thirrje edhe qytetarëve që të përdorin sa më shume rrjetet sociale për të bërë transparencë dhe gazetarëve të intensifikojnë denoncimet e tyre. 

"Tani, çdo hap do të merret në kolegjialitet të plotë, në debate të hapura me deputetët dhe institucionet e PD-së.
Por, u bëj thirrje medieve të qëndrojnë fuqishëm sepse armiku numër 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve sot është censura. Mos mendoni ju se terrin e tmerrshëm informativ arrijnë ta zhdukin një grup i vogël gazetarësh apo mediesh, të cilat thonë të vërtetën.

Kur mbi 90 përqind e medieve, për shkak të korruptimit kokë e këmbë të tyre bëjnë gjithçka për të mbuluar të zezat e qeverisë, populli mbetet në errësirë. Prandaj u bëj thirrje qytetarëve që të përdorin sa më shume rrjetet sociale për të bërë transparencë dhe gazetarëve të intensifikojnë denoncimet e tyre," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll