Aktualitet

I mituri largohet nga banesa në orët e para të mëngjesit, policia e Kosovës në kërkim të fëmijës së zhdukur, ka probleme shëndetësore

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 04:00 një qytetar ka raportuar se djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore është larguar nga shtëpia.

31 Gusht 2025, 15:47 Nga N.F
I mituri largohet nga banesa në orët e para të mëngjesit,
Foto

KOSOVË- Një fëmijë i mitur është raportuar i zhdukur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Carrabreg të komunës së Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 04:00 një qytetar ka raportuar se djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore është larguar nga shtëpia.

Menjëherë policia ka nisur kërkimet për fëmijën ndërsa deri më tani nuk ka asnjë detaj se ku mund të jetë i mituri. Ende nuk dihet arsyeja se përse fëmija është larguar nga banesa.

zhduket femija ne kosove

Sondazh

Poll