Politike

Presidenti i Parlamentit Europian viziton Tiranën pas dy ditësh, zbardhet axhenda, kë do të takojë David Sassoli

1 Shkurt 2020, 12:22 Nga DOSJA
Presidenti i Parlamentit Europian viziton Tiranën pas dy ditësh,

TIRANË– Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë Tiranën në datat 3 dhe 4 shkurt. Mësohet se gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Sassoli do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe përfaqësues të opozitës.

AXHENDA:

3 shkurt

Në orën 11:00 Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të zhvillojë një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Më pas, në orën 11:30, Sassoli do të takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Pas takimit Rama dhe Sassoli në orën 12:15 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e Kryeministrisë.

Në orën 14:45 Presidenti PE Sassoli do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare. Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare. Pas fjalës në seancën e parlamentit zyrtari i lartë i BE-së do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 16:00. Në orën 16:45 Sassoli do të zhvillojë një bisedë me studentët e Universitetit të Tiranës.

4 shkurt

Axhenda e Presidentit të PE, Sassoli do të vijojë me një takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në orën 09:30. Në orën 10:45 Sassoli do të takohet në selinë e Partisë Demokratike me Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

 

Pas takimit me drejtuesit e opozitës, Sassoli në orën 12:30 do të zhvillojë një takim me stafin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, takim i cili do zhvillohet në mjediset e “Shtëpia e Europës”. Vizita e Presidentit të Parlamentit Europian, David Sasoli vjen në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit europian të Shqipërisë, e cila synon hapjen e negociatave para samitit të Zagrebit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david sassoli david sassoli ne tirane david sassoli david sassoli ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 31 Janar 2020, 21:45

TIRANË– Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, në një intervistë dhënë për Ilva Now në Euronews Albania, shprehet se zbatimi i reformës ...

Politike 31 Janar 2020, 18:30

TIRANË– I ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk” ishte deputeti Lefter Maliqi. Pikërisht deputeti së bashku me opozitën parlamentare k...