Bota

Trump i kërkon Kongresit të shkurtojë 5 miliardë dollarë ndihmë ndërkombëtare

Shkurtimet përfshijnë programe në Departamentin e Shtetit, si dhe Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe programet ndërkombëtare të ndihmës.

29 Gusht 2025, 18:23 Nga N.F
Trump i kërkon Kongresit të shkurtojë 5 miliardë
Foto

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka njoftua sot se presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar Kongresit të SHBA-së të miratojë një shkurtim shtesë prej 4.9 miliardë dollarësh për ndihmën ndërkombëtare. Mësohet se shkurtimet përfshijnë programe në Departamentin e Shtetit, si dhe Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe programet ndërkombëtare të ndihmës.

Në letrën drejtuar kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Trump u shpreh se gjithmonë do ta vërë Amerikën në plan të parë. Demokratët kishin njoftuar së fundmi se çdo qëllim nga ana e presidentit amerikan për të anuluar fondet e miratuara tashmë nga Kongresi do të shkatërronte çdo mundësi negociimi me ta në mënyrë që të shmangej mundësia e paralizës fiskale, e ashtuquajtura "mbyllje", pas 30 shtatorit.

Shumica dërrmuese e shkurtimeve  3.2 miliardë dollarë- kanë të bëjnë me fonde për Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Trump ka pezulluar tashmë miliarda dollarë fonde për ndihmë ndërkombëtare që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë dhe ka shpërbërë zyrtarisht USAID-in.

trump shba

Sondazh

Poll