29 Gusht 2025, 14:08
Nga r.ll
vance, trump
SHBA- Zëvendëspresidenti J.D.Vance ka deklaruar se është i gatshëm të marrë përsipër detyrat e presidentit të SHBA-së nëse Donald Trumpit i ndodh ndonjë "tragjedi". Vance siguroi se presidenti amerikan mbetet i shëndetshëm dhe aktiv, pavarësisht 79 viteve të tij dhe gjetjeve të fundit mjekësore të shpallura nga Shtëpia e Bardhë.
Në deklaratat për gazetën USA Today, zëvendëspresidenti i SHBA-së u pyet nëse është gati të marrë përsipër detyrat e presidentit, në rast se Donald Trumpit, i cili i ka mbijetuar dy atentateve, i ndodh diçka. "Po, gjithmonë mund të ndodhin gjëra", u përgjigj ai në mënyrë karakteristike, duke shtuar: "Po, ndodhin ngjarje tragjike. Dhe nëse, Zoti na ruajt, ndodh një tragjedi e tmerrshme, nuk mund të mendoj për një trajnim më të mirë se ai që kam marrë në 200 ditët e fundit, në detyrë."
Megjithatë, Vance nxitoi të sqaronte se nuk i vë në dyshim aftësitë e presidentit: "Ndihem shumë i sigurt se presidenti i Shteteve të Bashkuara është në formë të mirë, do ta përfundojë mandatin e tij dhe do të bëjë gjëra të mëdha për popullin amerikan."
Donald Trump, 79 vjeç, është personi më i vjetër që është betuar ndonjëherë si president i Shteteve të Bashkuara. Vance, nga ana tjetër, është zëvendëspresidenti i tretë më i ri në historinë amerikane.
Pavarësisht ndryshimit në moshë, ai theksoi se Trump mbetet energjik: "Ai ka energji të jashtëzakonshme dhe, ndërsa shumica e bashkëpunëtorëve të tij janë më të rinj, ai është në fakt i fundit që shkon në shtrat, bën telefonatat e fundit të ditës dhe është i pari që zgjohet dhe fillon kontaktet e tij në mëngjes."
Këto deklarata erdhën disa javë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti ishte diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i qarkullimit të gjakut, pasi u vu re ënjtje e lehtë në gjymtyrët e tij të poshtme.
Siç sqaroi ai, mjeku presidencial ia atribuoi shenjat "acarimit të lehtë të indeve të buta" për shkak të shtrëngimeve të vazhdueshme të duarve dhe marrjes së aspirinës.
Në një memorandum mjekësor përkatës, mjeku presidencial vuri në dukje se u kryen teste që përjashtuan problemet me trombozën ose pamjaftueshmërinë e zemrës.
jd vance
Bota
29 Gusht 2025, 14:03
r.ll
foto ilustruese
BERLIN- Gjermania ka këshilluar qytetarët e saj të largohen nga Irani dhe të shmangin udhëtimet në vend ...
Bota
29 Gusht 2025, 11:44
V.Ç
Pamje nga sulmi
JEMEN - Kryeministri i Huthive raportohet se u vra gjatë sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sana. Kanali televizi...
Bota
29 Gusht 2025, 11:18
V.Ç
Foto nga DSEI UK 2025
LONDËR - Zyrtarët izraelitë nuk do të ftohen në Ekspozitën Ndërkombëtare të Mbrojtjes dh...
Bota
29 Gusht 2025, 10:16
V.Ç
Kaja Kallas
KOPENHAGEN - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, gjatë mbërritj...
Bota
29 Gusht 2025, 09:53
r.ll
foto ilustruese
KOPENHAGË- Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtme të Bashkimit Evropian do të bisedojnë për vazhdimin e mbë...
Bota
29 Gusht 2025, 09:34
V.Ç
foto e krijuar me inteligjence artificiale
BRITANI- Një rrjet ndërkombëtar mashtruesish që poston në Facebook pamje të krijua...
Bota
29 Gusht 2025, 08:57
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Përjashtimi nga tarifat për pakot e vogla që hynin në Shtetet e Bashkuara skadoi sot, një vendim q...
Bota
29 Gusht 2025, 08:14
V.Ç
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio
SHBA - Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të udhëtojë në Meksikë ...
Bota
29 Gusht 2025, 08:23
r.ll
foto ilustruese
KIEV- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar sulmin e Rusisë me raketa dhe dronë në Kiev - ku u ...
Bota
29 Gusht 2025, 07:48
r.ll
Foto ilustruese
RUSI- Ishulli rus, Novaja Zemlja, ka pasur disa javë të ngarkuara: njerëz, kamionë të rëndë për l&e...