Bota

Presidenti Trump i heq mbrojtjen e Shërbimit Sekret Kamala Harris

Sipas ligjit federal, ish-presidentët marrin mbrojtje për jetë, ndërsa ish-nënpresidentët kanë të drejtë për gjashtë muaj mbrojtje pas përfundimit të mandatit të tyre.

29 Gusht 2025, 14:18 Nga r.ll
Presidenti Trump i heq mbrojtjen e Shërbimit Sekret Kamala Harris
kamala harris

SHBA- Presidenti Donald Trump nënshkroi një dokument i cili i heq mbrojtjen speciale ish-zëvendëspresidentes, Kamala Harris nga Shërbimi Sekret, duke përmbysur një urdhër të paraardhësit të tij Joe Biden që e kishte zgjeruar mbrojtjen e saj përtej asaj që kërkohej ligjërisht.

Vendimi i Trump u njoftua në një letër të titulluar "Memorandum për Sekretarin e Sigurisë Kombëtare" dhe të datës 28 gusht. Teksti thotë se "të gjitha masat e sigurisë përtej atyre të parashikuara me ligj" për ish-nënpresidenten po ndërpriten, duke hyrë në fuqi më 1 shtator 2025.

Sipas ligjit federal, ish-presidentëve u jepet mbrojtje për jetë, ndërsa ish-zëvendëspresidentët kanë të drejtë për gjashtë muaj mbrojtje pas përfundimit të mandatit të tyre.

Për Kamala Harris, kjo periudhë skadoi në korrik 2024, por Presidenti i atëhershëm Biden kishte nënshkruar një urdhër të pazbuluar që i zgjatte mbrojtjen për një vit tjetër. Ishte pikërisht kjo zgjatje që Trump e ka revokuar tani.

Zhvillimi vjen pak para se Harris të nisë një turne mbarëkombëtar për të promovuar librin e saj të ri , "107 Ditë", i cili do të dalë në shitje më 23 shtator. Turneu konsiderohet angazhimi i saj më i madh publik që nga largimi nga detyra, pasi ajo ka bërë pak paraqitje publike në të kaluarën.

Ndihmësja e saj e ngushtë, Kirsten Allen, tha se "zëvendëspresidentja është mirënjohëse ndaj Shërbimit Sekret për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e tij ndaj sigurisë".

Megjithatë, njerëz të njohur me procedurat e sigurisë shprehin shqetësim, duke theksuar se humbja e mbrojtjes zyrtare do të thotë jo vetëm largimin e agjentëve që e shoqëronin atë në baza 24-orëshe, por edhe ndërprerjen e aksesit në analizën e kërcënimeve, monitorimin e komunikimeve elektronike dhe vlerësimin e rrezikut në rrjetet sociale. Kostoja e një niveli të ngjashëm të mbrojtjes private vlerësohet në miliona dollarë në vit.

kamala harris donald trump

Sondazh

Poll