29 Gusht 2025, 17:50
Nga N.F
Foto
FRANCË- Franca dhe Gjermania po fillojnë bisedimet se si energjia bërthamore e Francës mund të mbështesë sigurinë evropiane. Themelet u hodhën gjatë një takimi mjaft të relaksuar midis presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz në Francën jugore të mërkurën. Sot, të dy palët zhvilluan bisedime më formale në Toulon.
Në dokumentin e përbashkët pesëfaqësh, Franca dhe Gjermania nënvizojnë se forcat bërthamore strategjike të pavarura të Francës kontribuojnë ndjeshëm në sigurinë e përgjithshme të aleancës. Franca është i vetmi vend i BE-së që zotëron armë bërthamore pasi Britania u largua nga blloku. Ndryshe nga Britania, Franca nuk është anëtare e grupit të planifikimit bërthamor të NATO-s.
Mes luftës së Rusisë në Ukrainë dhe sjelljes së paparashikueshme të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Macron ka propozuar hapjen e bisedimeve me vendet evropiane për të diskutuar se si parandalimi bërthamor i Francës mund të kontribuojë në sigurinë e kontinentit.
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha gjatë fushatës zgjedhore se ishte i hapur për idenë, një ndryshim i rëndësishëm në qëndrimin e Gjermanisë, pasi Berlini kishte refuzuar vazhdimisht propozime të ngjashme në dekadat e fundit.
Lidhur me Ukrainën, Berlini dhe Parisi premtuan mbështetje të re për mbrojtjen ajrore, premtuan të blinin më shumë armë nga fabrikat ukrainase dhe mbështetën përfshirjen e Kievit në programet e mbrojtjes të BE-së.
Të dy vendet gjithashtu kërkuan më shumë fonde të përbashkëta të BE-së për ndihmë ushtarake, duke e lidhur atë në mënyrë të qartë me zhvillimin e industrisë së mbrojtjes të Evropës. Ata gjithashtu mbështetën projekte të përbashkëta me Kievin në kuadër të programeve të reja të investimeve të BE-së.
macron merz gjermania franca
Bota
29 Gusht 2025, 16:59
N.F
Prevot
BELGJIKË- Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, po bën presion për njohjen e Palestinës dhe sanksionimin e Iz...
Bota
29 Gusht 2025, 15:11
N.F
Foto
TIRANË- Norma vjetore e inflacionit nuk tregoi shenja rritjeje në tre nga ekonomitë më të mëdha të eurozonës, ...
Bota
29 Gusht 2025, 14:45
V.Ç
Foto e zarfit të dërguar
SERBI- Ivica Daçiç, Ministri i Brendshëm i Serbisë dhe njëherazi zëvendëskryemini...
Bota
29 Gusht 2025, 14:18
r.ll
kamala harris
SHBA- Presidenti Donald Trump nënshkroi një dokument i cili i heq mbrojtjen speciale ish-zëvendëspresidentes, K...
Bota
29 Gusht 2025, 14:08
r.ll
vance, trump
SHBA- Zëvendëspresidenti J.D.Vance ka deklaruar se është i gatshëm të marrë përsipër detyrat e&nb...
Bota
29 Gusht 2025, 14:03
r.ll
foto ilustruese
BERLIN- Gjermania ka këshilluar qytetarët e saj të largohen nga Irani dhe të shmangin udhëtimet në vend ...
Bota
29 Gusht 2025, 11:44
V.Ç
Pamje nga sulmi
JEMEN - Kryeministri i Huthive raportohet se u vra gjatë sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sana. Kanali televizi...
Bota
29 Gusht 2025, 11:18
V.Ç
Foto nga DSEI UK 2025
LONDËR - Zyrtarët izraelitë nuk do të ftohen në Ekspozitën Ndërkombëtare të Mbrojtjes dh...
Bota
29 Gusht 2025, 10:16
V.Ç
Kaja Kallas
KOPENHAGEN - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, gjatë mbërritj...
Bota
29 Gusht 2025, 09:53
r.ll
foto ilustruese
KOPENHAGË- Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtme të Bashkimit Evropian do të bisedojnë për vazhdimin e mbë...