Bota

Izraeli sulmon rebelët Huthi, vriten udhëheqësit e tyre të lartë

Sulmet ajrore u kryen të enjten në Sana, sipas raportimeve nga media lokale dhe izraelite.

29 Gusht 2025, 11:44 Nga V.Ç
Izraeli sulmon rebelët Huthi, vriten udhëheqësit e tyre të
Pamje nga sulmi

JEMEN - Kryeministri i Huthive raportohet se u vra gjatë sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sana. Kanali televiziv jemenas "Al-Jumhuriya" dhe gazeta "Aden Al-Ghad" raportuan se kryeministri i organizatës, Ahmed al-Rahawi, u vra në një sulm izraelit në një apartament. Sipas raportimeve, së bashku me të u vranë edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij.

Raportimet tregojnë se ky ishte një sulm i veçantë nga ai i së enjtes, i cili kishte në shënjestër dhjetë ministra të lartë të Huthive, të mbledhur jashtë kryeqytetit për të dëgjuar një fjalim të udhëheqësit të organizatës, Abdul Malik al-Houthi.

Rezultati i këtij sulmi ende nuk është përcaktuar plotësisht, megjithatë burime politike të cituara të enjten nga kanali izraelit Channel 13 pretendojnë se “vlerësimet janë pozitive, duket se sulmi pati sukses”, ndërsa Ynet raportoi se “po rritet bindja se e gjithë elita ushtarake dhe qeveritare e Huthive u shkatërrua në sulm”.

Shërbimet sekrete izraelite kishin siguruar informacione në kohë reale mbi mbledhjen, çka bëri të mundur sulmin, i cili u realizua pavarësisht mbrojtjes së fortë ajrore në zonë, sipas raportimeve. Ndër zyrtarët e Huthive që u shënjestruan nga izraelitët ishin Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të organizatës.

Ministri i Mbrojtjes, Mohammed Nasser al-Atifi, mbante këtë post që prej vitit 2016 dhe konsiderohej si zyrtari më i lartë në strukturën ushtarake të organizatës. Thuhet se kishte krijuar lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare të Iranit dhe me Hezbollahin, dhe se kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në operacione kundër Izraelit.

Në shënjestër ishte gjithashtu edhe shefi i shtabit të përgjithshëm, Mohammed al-Ghamari, i cili ishte plagosur rëndë, por nuk ishte vrarë, në një tjetër sulm izraelit në Jemen në qershor, gjatë luftës kundër Iranit.

 

rebelët huthi sulmon izraeli

Sondazh

Poll