Bota

Kërcënohet Ivica Daçiç/ Ministrit të Brendshëm në Serbi i dërgohet zarf me tre plumba (FOTO)

Zarfi kishte mbërritur më 26 gusht, në adresën e ministrit serb, Ivica Daçiç.

29 Gusht 2025, 14:45 Nga V.Ç
Kërcënohet Ivica Daçiç/ Ministrit të Brendshëm
Foto e zarfit të dërguar

SERBI- Ivica Daçiç, Ministri i Brendshëm i Serbisë dhe njëherazi zëvendëskryeministër, u kërcënua përmes një zarfi brenda të cilit ishin futur tre plumba.

Mediat serbe raportojnë se plumbat janë zbuluar gjatë kontrollit të zarfit përmes skanerit. Zarfi kishte mbërritur më 26 gusht, në adresën e ministrit serb, Ivica Daçiç. Policia ka arritur të identifikojë personin që dorëzoi zarfin.

Daçiç njihet si njeriu i afërt i presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe si ministri i vënë në qendër të kritikave gjatë muajve të fundit, ku tensioni dhe protestat kanë qenë në rritje.

ivica daçiç serbi zarf me plumba

Sondazh

Poll