Politike

Kreu dënimin për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie, lirohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro

Ish-kryebashkiaku i Himarës e ka lënë qelinë më datë 12 gusht.

29 Gusht 2025, 11:50 Nga r.ll
Kreu dënimin për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie, lirohet
jorgo goro

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është liruar nga burgu. Pas dy vitesh në qeli, bëhet me dije se Goro ka kryer dënimin për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie. Sipas raportimeve, ish-kryebashkiaku e ka lënë qelinë më datë 12 gusht.

Jorgo Goro u mor i pandehur për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës të bashkisë Himarë Vasillaq Strakosha.

Ish-kryebashkiaku i Himarës, u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut, të cilën Gjykata e Posaçme e ka nën sekuestro. 

Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi. Goro u arrestua në mars të vitit të kaluar, pas kallëzimit te depozituar nga eurodeputeti Fredi Beleri. 

jorgo goro

Sondazh

Poll