Politike

Berisha: Krimi elektoral dhe ligji antimafie nuk ekzistojnë sepse janë asgjësuar nga Altin Dumani

Berisha tha se Dorian Beu kishte dy vite që jetonte i lirë, ndonëse ishte në kërkim nga SPAK.

28 Gusht 2025, 13:51 Nga r.ll
Berisha: Krimi elektoral dhe ligji antimafie nuk ekzistojnë sepse janë
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e sotme ka akuzuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin se mbron krimet elektorale dhe nuk zbaton ligjet antimafie. Berisha tha se Dorian Beu kishte dy vite që jetonte i lirë, ndonëse ishte në kërkim nga SPAK.

Njësoj sipas Berishës, është edhe rasti i Altin Hajrit, që gjithashtu lëviz i lirë. Ai thotë se të gjitha këto ndodhin më dijeninë e politikës dhe Dumanit. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Pra, për të gjithë ata që kanë dyshimin edhe më të vogël se narkoshteti është vepër e kreut të organizatës kriminale, se enturazhi i tij është drogë dhe vetëm drogë, dhe se Altin Troplini është avokat kryesor i këtyre krimeve të shëmtuara. Ka dy vite që jeton i lirë ky Dorian Luca. Dy vite. Në kërkim gjoja. Nuk ekziston kund. Por lufta me drogën është një luftë shumë e vështirë.

Por ne jemi të vendosur absolutisht të qëndrojmë me vendosmëri absolute! Ne kemi një ligj shumë të mirë. Me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, ligji i Antimafies Italiane, i amenduar me disa sugjerime të dobishme. Ajo është një letër e vdekur. Ai ligj ka zero zbatim. Merrni ju Altin Hajrin, gjoja në kërkim, i lirë fare. Edi Rama me firmën e tij, i jep bashkëshortes të ndërtojë hotel në një kohë kur ajo, dhe e gjithë familja e tyre janë subjekt i ligjit antimafie.

Po kjo nuk ndodh se kështu duhet të konfiskosh pasuritë e Fatmir Faqezi Xhafës, se kështu duhet të konfiskosh pasuritë e Saimir Tahirit. Se kështu duhet të konfiskosh pasuritë e Taulant Ballës. Prandaj dhe krimi elektoral dhe ligji antimafie janë asgjësuar nga Altin Troplini. Dhe ky që u kap, ky që u arrestua mbrëmë, ky Eraldi, i rrezikshëm, ua them unë, është përdorur jo nga një grup, është përdorur nga dy-tre grupe. Ky ishte në burg. Kush e liroi? Politika e liroi atë. Kush e liroi. Ky u kap me fishek në fole, me të gjitha mjetet e krimit, u burgos, u lirua për të kryer krimin tjetër. Sepse vendimet i merr droga. Po kthehemi te dreka e drogës. Ja ku i keni. Dy peshkaqenë dhe kryepeshkaqeni i drogës.

 

sali berisha

Sondazh

Poll