Politike

Osmani takim me Anu Prattipati, diskutojnë për hapat drejt konstituimit të plotë të Kuvendit dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve.

28 Gusht 2025, 20:11 Nga N.F
Osmani takim me Anu Prattipati, diskutojnë për hapat drejt
Takimi

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati. Mësohet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve.

Gjithashtu u diskutua për hapat e mëtejshëm drejt konstituimit të plotë të Kuvendit. Osmani gjithashtu foli edhe lidhur me bashkëpunimin dypalësh mes vendeve. Sipas njoftimit të presidencës gjatë takimit u rikonfirmua gatishmëria për avancimin e mëtejshëm në fusha me interes strategjik për të dyja vendet.

osmani kosove anu prattipati

Sondazh

Poll