Politike

Berisha: Personi që loboi për "non gratën" time është subjekt i RICO, ditë historike

28 Gusht 2025, 14:11 Nga r.ll
Berisha: Personi që loboi për "non gratën" time
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha personi që loboi për "non gratën" e tij është subjekt i RICO-s.  Ai tha se personi që firmosi vendimin ndaj tij nuk mund të hyjë më në asnjë institucion federal në SHBA, për shkak të mashtrimeve që sipas tij  i janë bërë publikut amerikan lidhur me çështjen e laptopit të Hunter Biden.

Berisha e konsideroi këtë si një zhvillim të jashtëzakonshëm jo vetëm në aspekt personal, por edhe për të ardhmen e SHBA-ve dhe partnerëve të tyre.

"Tani, ditë e madhe në histori. Personi që loboi për ‘non gratën’ time subjekt i RICO-s. Si të duket ty. Ja shife. Një.
Dy, personi që firmosi nuk hyn dot në asnjë ndërtesë federative të vendit të tij. ‘Non grata’ në çdo ndërtesë. Si një mashtrues i madh publik dhe nuk dihet se si do shkojë se ka bërë një mashtrim të tmerrshëm të kombit të tij.
Ka arritur të mbledhë firmat e 51 personaliteteve më të larta të sigurisë së SHBA-së, duke u betuar si mashtrues ordiner, se Hunter Biden nuk ka patur në jetën e tij në dorë laptop dhe laptopin e kanë hedhur rusët. E kupton.
Si të duken ty këto zhvillime, me thuaj pak. Këto për mua janë zhvillime të jashtëzakonshme, jo vetëm personale, por për mbarë SHBA-të, partnerët e tyre dhe mbarë botën.", u shpreh Berisha. 

 

sali berisha

Sondazh

Poll