Politike

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit. Lirimi i Rexhepit nga posti i zëvendëskryeministres në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut është bërë më 27 gusht. 

28 Gusht 2025, 16:51 Nga N.F
U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Kurti liron nga detyra  Emilija Rexhepin
Emilija Rexhepi

KOSOVË- Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit. Lirimi i Rexhepit nga posti i zëvendëskryeministres në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut është bërë më 27 gusht. 

Nënkryetarë të tjerë janë zgjedhur edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërsa në postin e Kryetarit të Kuvendit u zgjodh Dimal Basha.

‘‘Emilija Rexhepi lirohet nga detyra e zëvendëskryeministres, pas emërimit të saj nënkryetare e Kuvendit. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe’’, thuhet në njoftim.

emilija rexhepi

Sondazh

Poll