Politike

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy Vanhorn vizitë në Kryeministri, arsyeja ende nuk dihet

Nuk dihet ende arsyeja e vizitës apo nëse nëse Vanhorn ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

29 Gusht 2025, 10:34 Nga r.ll
E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy Vanhorn vizitë
pamje nga kryeministria

TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy Vanhorn ka shkuar ditën e sotme në kryeministri. Ajo është filmuar duke lënë ambientet e kryeministrisë, ndërsa bëhet me dije se ka qëndruar brenda rreth 20 minuta. Nuk dihet ende arsyeja e vizitës apo nëse nëse Vanhorn ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Nga ana tjetër vizitat nga ministra dhe ish-ministra në kryeministrit janë shtuar në ditët e fundit. Kjo për shkak edhe sepse për pak ditë kreu i qeverisë pritet të shpallë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Gjithashtu në ditët e ardhshme pritet që të mblidhet edhe Asambleja Kombëtare e PS.

nancy vanhorn kryeministria

Sondazh

Poll