Sport

Vlahoviç drejt Milanit, arrihet marrëveshja, serbi përgjysmon rrogën!

Milani thuhet se tashmë ka rënë dakord për të gjitha kushtet që do të jenë më pak se ajo që kërkon "zonja e vjetër".

29 Gusht 2025, 00:41 Nga DOSJA
Vlahoviç drejt Milanit, arrihet marrëveshja, serbi përgjysmon

ITALI - Saga rreth të ardhmes së Dušan Vlahović vazhdon, por së shpejti mund të marrë fund. Mediat italiane bëjnë me dije se Vlahović është një hap larg Milanit, por edhe se paga e asit serb do të ulet në mënyrë drastike! Juventusi dëshiron ta heqë qafe, dhe klubi nga Torino është gati ta shesë atë për 30 milionë euro. Milani thuhet se tashmë ka rënë dakord për të gjitha kushtet që do të jenë më pak se ajo që kërkon "zonja e vjetër".

Sipas burimeve të përmendura, Juventusi do të merrte 15 milionë euro në këtë marrëveshje dhe lojtarin Alexis Salemakers, ndërsa Vlahović duhet të ketë një pagë midis gjashtë dhe shtatë milionë eurove në vit, që është pothuajse sa gjysma e pages aktuale që merr tek Juventusi që është 12,000,000 në vit.

Lojtari i kombëtares serbe ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Juventusin dhe klubi nga Torino dëshiron ta shesë atë në mënyrë që të marrë të paktën disa para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll