Sport

Dinamo mbyll rrugëtimin europian për klube, bashkë me të edhe Shqipëria! - VIDEO

Skuadra shqiptare e dominoi duelin e sotëm, por mungoi saktësia para portës. Tashmë fokusi i dinamovitëve, do të jetë i gjithi në elitën e futbollit shqiptar.

28 Gusht 2025, 22:49 Nga DOSJA
Dinamo mbyll rrugëtimin europian për klube, bashkë me të

TIRANE - Dinamo e ka mbyllur me barazim 1-1 aventurën në arenën europiane, teksa u eliminua nga polakët e Jagiellonias, pas disfatës 3-0 në duelin e parë. Blutë e Ilir Dajës largohen me kokën larg nga ky kompeticion, duke bërë një përfaqësim dinjitoz, pavarësisht se përballë kishin rivalë shumë të vështirë në letër.  

Për skuadrën e Dinamos, golin e vetëm e shënoi Bregu në minutën e 68-të.

Ndërkohë që për miqtë barazoi greku Rallis në minutën e 79-të. Skuadra shqiptare e dominoi duelin e sotëm, por mungoi saktësia para portës. Tashmë fokusi i dinamovitëve, do të jetë i gjithi në elitën e futbollit shqiptar.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll