Sport

Man.Unitet e mbështet trajnerin Amorim, portugezi do të jetë në stol kundër Burnley…

Shtypi anglez siguron se pronari i klubit vazhdon t’i besojë trajnerit portugez.

28 Gusht 2025, 18:59 Nga DOSJA
Man.Unitet e mbështet trajnerin Amorim, portugezi do të jetë

ANGLI - Ruben Amorim po kalon një periudhë të trazuar, pasi u eliminua nga Kupa e Ligës nga skuadra e ulët Grimsby Town, por pozicioni i tij si trajner nuk është në rrezik.

The Times raporton se trajneri portugez ka mbështetjen e drejtuesve të Manchester United, përfshirë pronarin Sir Jim Ratcliffe, dhe ofron një siguri: Amorim do të ulet në stol kundër Burnley të shtunën në Premier League.

Sipas këtij raporti, pronari i United është i gatshëm t’i japë Amorimit kohë për të arritur rezultate pozitive, por durimi mund të mbarojë nëse klubi nuk arrin të fitojë ndeshje rregullisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll