Sport

Jashari humbet ndeshjen e shumëpritur kundër Kosovës!

Lajmin e konfirmoi Federata Zvicerane, duke bërë të ditur se Jashari ka pësuar një frakturë në kaviljen e djathtë.

29 Gusht 2025, 00:20 Nga DOSJA
Jashari humbet ndeshjen e shumëpritur kundër Kosovës!

ITALI - Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, nuk do të marrë pjesë në grumbullimin e Kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e ardhshme ndaj Kosovës dhe Sllovenisë.

Lajmin e konfirmoi Federata Zvicerane, duke bërë të ditur se Jashari ka pësuar një frakturë në kaviljen e djathtë. Trajneri i Kombëtares së Zvicrës do të duhet të bëjë ndryshime në listën e lojtarëve për të plotësuar mungesën e Jasharit.

Mesfushori pësoi lëndim në stërvitje, në startin e tij të sezonit me klubin e ri, Milan, dhe pritet të mungojë rreth 2 muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll