Sport

Shkëndija nuk ia del në Europa League, kalon në grupet e Conference League!

Gjithsesi, për Shkëndijën mbetet një arritje e madhe edhe fakti që ka siguruar fazën ë e grupeve të Ligës së Konferencës ku tashmë pret të mësojë vetëm emrat e kundërshtarëve.

28 Gusht 2025, 22:45 Nga DOSJA
Shkëndija nuk ia del në Europa League, kalon në grupet e

BULLGARI - Shkëndija e Tetovës do të marrë pjesë në fazën në grup të Ligës së Konferencës në këtë edicion. Kampionët e Maqedonisë së Veriut janë eliminuar në play-off të Ligës së Europës nga Ludogorets, por vetëm pas kohëve shtesë.

Pas fitores 2-1 në shtëpi, tetovarët duhet të administronin shifrat në transfertën përballë Ludogorets. Por vendasit gjetën dy herë rrjetën në pjesën e parë dhe u duk se do të merrnin kontrollin e sfidës.

Megjithatë, goli i Tamba në fillimin e pjesës së dytë hapi përsëri çështjen e kualifikimit, me Shkëndijën që administroi minutat dhe pat mundësinë edhe të kalonte më tej pa shkuar në kohët shtesë.

Rezultati i përsëritur i ndeshjes së parë në favor të bullgarëve këtë radhë, bëri të nevojshme shtesat, ku ekipi vendas u tregua më i saktë para portës teksa shënoi nga një herë në secilën pjesë, për të vulosur një fitore 4-1 që i siguroi Ludogorets fazën e grupit në Ligën e Europës.

Gjithsesi, për Shkëndijën mbetet një arritje e madhe edhe fakti që ka siguruar fazën ë e grupeve të Ligës së Konferencës ku tashmë pret të mësojë vetëm emrat e kundërshtarëve.

B.T (Dojsa.la)

Sondazh

Poll