Sport

Beshiktashi eliminohet nga “play-off”-i i Conference League, shkarkohet Solskjaer!

Humbja 1-0 e ish-trajnerit të Manchester United në shtëpi ndaj Lauzanës, e cila rezultoi në eliminimin e tij nga raundi paraprak i Ligës së Konferencës, rezultoi fatale.

29 Gusht 2025, 00:27 Nga DOSJA
Beshiktashi eliminohet nga “play-off”-i i Conference League,

TURQI -Beshiktashi ka pësuar një tronditje të madhe në Europë. Skuadra e Ernest Muçit është eliminuar në “play-off” të Ligës së Konferencës nga Luzana, që fitoi me rezultatin 0-1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë. Ishte Butler-Ojedeji që gjeti rrugën e rrjetës për miqtë. Avantazhi minimal mjaftoi pasi takimi i parë në Zvicër ishte mbyllur në barazim 1-1.

Ernest Muçi u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë. Sulmuesi shqiptar është rikuperuar tashmë nga dëmtimi, ndërsa në anën tjetër Milot Rashica mungoi pikërisht për shkak të një dëmtimi muskulor. Për Luzanën u aktivizua nga stoli Alban Ajdini, sulmuesi shqiptar gëzon kështu kualifikimin.

Menjëherë pas këtij rezultati zhgënjyes drejtuesit e Beshiktashit vendosën që të shkarkojnë trajnerin Solskjaer. Humbja 1-0 e ish-trajnerit të Manchester United në shtëpi ndaj Lauzanës, e cila rezultoi në eliminimin e tij nga raundi paraprak i Ligës së Konferencës, rezultoi fatale. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll