Politike

Kumbaro: Është krijuar sistemi dixhital për të gjitha të dhënat mjedisore

Kumbaroi deklaroi se sitemi i ngritur nga AKM dhe AKSHI është sot funksional dhe shtoi se do të ndjekë në kohë reale të gjitha ndotjet ku shkojnë, kush i bën dhe ku përfundojnë.

28 Gusht 2025, 12:29 Nga r.ll
Kumbaro: Është krijuar sistemi dixhital për të gjitha
mirela kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha gjatë fjalës së saj në aktivitetin për Reformën e Trajtimit të Integruar të Mbetjeve, se është ndërtuar sistemi dixhital i integruar i të gjitha të dhënave mjedisore. Kumbaroi deklaroi se sitemi i ngritur nga AKM dhe AKSHI është sot funksional dhe shtoi se do të ndjekë në kohë reale të gjitha ndotjet ku shkojnë, kush i bën dhe ku përfundojnë.

"Puna 2-vjeçare e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe AKSHI-t, pas një vëzhgimi shumë të detajuar të gjithë situatës dhe të dhënave që ne kemi për mjedisin, kush gjeneron mbetje, kush ndot, kush prodhon, ku i çon, si i çon, me çfarë i çon, sigurisht kemi një databazë të plotë, por na ka munguar elementi i teknologjisë dixhitale në menaxhimin e kësaj databaze. AKM dhe AKSHI kanë ngritur dhe e kanë mbaruar dhe sot që flasim, e bëj për herë të parë publike, sistemi është gati. Sistemi dixhital i integruar i të gjitha të dhënave mjedisore në Republikën e Shqipërisë është funksional. Viti 2025-2026 do të jetë periudha e popullimit të tij me të gjitha të dhënat të akumuluara në të gjithë databazat që ne kemi në formate të ndryshme dhe në kohë reale do të ndjekë të gjitha ndotjet ku shkojnë, kush i bën dhe ku përfundojnë. Do të modernizojë dhe optimizojë menaxhimin e të dhënave mjedisore, jo vetëm të mbetjeve, do të sigurojë të dhëna parësore në kohë reale për cdo njësi të vetëqeverisjes vendore si dhe regjistrin e transfertave të mbetjeve, do të garantojë raportimin dhe informacionin dhe nga ana e subjekteve sepse gjithçka do të jetë transparente aty në kohë reale si nga punonjësit, përdoruesit dhe shkelësit.", u shpreh Kumbaro. 

mirela kumbaro

Sondazh

Poll