Politike

"Do të cojmë para një paketë të re reformash dhe masash", Rama: Procesi i trajtimit të mbetjeve nuk do të administrohet më nga bashkitë, por nga Operatori Kombëtar

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ende nuk është vënë re një përmirësim në procesin e mbetjeve.

28 Gusht 2025, 11:14 Nga r.ll
"Do të cojmë para një paketë të re reformash dhe
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në aktivitetin e organizuar lidhur me temën e menaxhimit ë mbetjeve. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ende nuk është vënë re një përmirësim në procesin e mbetjeve. 

Ai njoftoi se për këtë çështje qeveria do të përgatisë një paketë të re reformash dhe masash. Gjithashtu, Rama njoftoi ngritjen e Operatorit Kombëtar të mbetjeve. Ai tha procesi i trajtimit të mbetjeve nuk do të administrohet më nga bashkitë por nga ky operator.

"Ndërsa kemi venë re një përmirësim të proceseve të pastrimit nuk vëmë re një ndërgjegjësim të qytetarëve për mabjtjen pastër të territorit dhe as përmirësim në trajtimin e mbetjeve. Ne do të cojmë para një paketë të re reformash dhe masash. Për të cilat dua të them se së pari është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku kemi parashikuar krijimin e operatorit kombëtar të mbetjeve. Do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, pushtetit vendor dhe qytetarëve. Trajtimi i mbetjeve nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por nga ky operator kombëtar, në raport me të cilin bashkitë do të jenë klientë.", u shpreh Rama. 

edi rama trajtimi i mbetjeve

Sondazh

Poll