Politike

"Do të zhduken të gjitha", Rama: Jemi i vetmi vend në Europë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara me vullnetin e Maliqit

Lidhur me këtë çështje, ai tha se është krijuar një ligj që do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti.

28 Gusht 2025, 11:39 Nga r.ll
"Do të zhduken të gjitha", Rama: Jemi i vetmi vend në
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar heqjen e të gjithë varrezave të makinave. Rama u shpreh se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në Europë që ka "ligjëruar pa ligj" varrezat e makinave. Lidhur me këtë çështje, ai tha se është krijuar një ligj që do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti.

"Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për zhdukjen e të gjithë këtyrë varrezave dhe jemi vend që s’ka akoma detyrim për prodhuesit, shpërndarësit e importuesit me këtë që thashë, për trajtimin dhe çfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, pajisje elektrike apo si automjete. Për këtë kemi një ligj që do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti.”, u shpreh Rama.

edi rama varrezat e makinave

Sondazh

Poll