Albulena Haxhiu u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Blerim Sallahu do të ushtrojë detyrën e ministrit të Drejtësisë në Kosovë
blerim sallahu KOSOVË- Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës të ministrit të Drejtësi...
Durmishi u caktuar ditën e sotme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurit pas dorëheqjes së ministrit Liburn Aliu. Durmishi ka qenë më parë zëvendësministër.
KOSOVË- Hysen Durmishi është ministri i ri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë. Durmishi u caktuar ditën e sotme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurit pas dorëheqjes së ministrit Liburn Aliu. Durmishi ka qenë më parë zëvendësministër. Kurti e ka uruar për postin Durmishin ndërsa shtoi se shpreson të ketë sukese në përmbushjen e detyrave si ministër.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu. Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim.
Liburn Aliu njoftoi sot se ka dhënë dorëheqjen si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak të zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës një ditë më parë. Ai shpjegoi se dorëheqja e tij vjen pasi dje bashkëpartiaku i tij, Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Aliu tregoi se e kishte njoftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për vendimin e tij menjëherë pas zgjedhjes së Bashës të martën.
“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, tha Aliu.
blerim sallahu KOSOVË- Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës të ministrit të Drejtësi...
selia e pd TIRANË- Partia Demokratike ka komentuar shpërndarjen e medaljeve ditën e sotme në ceremoninë që kryeministri Edi R...
edi rama TIRANË- Në fund të vitit 2023, kryeministri Edi Rama shprehu për herë të parë ambicien për të pë...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në nëj postim në rrjetet sociale ka rikthyer zhdukjen dhe rikthi...
erion veliaj TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj ka reaguar ditën e sotme lidhur me një kërkesë që ai kishte...
liburn aliu KOSOVË- Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë n&eum...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria nuk u thye pavarësisht zjarreve që shpërthyen dy muajt e fundit. ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se së shpejti do të nisë ndërtimi i flotës së avionëve zjarrfikë...
rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish gjykatësit dhe prokurorët gjatë fjalimit të tij në ceremo...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një ceremoni dekorimi për punonjësit që kanë luftuar z...