27 Gusht 2025, 14:41
Nga r.ll
blerim sallahu
KOSOVË- Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës të ministrit të Drejtësisë, njoftoi Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 gusht.
Sallahu – që deri më tani mbante postin e zëvendësministrit në këtë ministri – mori drejtimin e dikasterit të Drejtësisë, pasi ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u zgjodh në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.
“Kryeministri [në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti e uron zotin Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, u tha në njoftimin e ekzekutivit kosovar.
Më 26 gusht, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, bën një hap para drejt konstituimit të organit ligjvënës, duke zgjedhur Dimal Bashën nga Lëvizja Vetëvendosje në postin e kryekuvendarit.
Pas kësaj, Haxhiu, së bashku me Vlora Çitakun nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, u zgjodhën në postin e nënkryetarëve.
Deputetët ende nuk e kanë përmbyllur procesin e konstituimit, pasi duhet të zgjedhin edhe nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.
Më 26 gusht, deputetët refuzuan ta votonin kandidatin e Listës Serbe – partia serbe e mbështetur nga Beogradi dhe më e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës me 9 vende.
Për shkak të refuzimit të Listës Serbe për të zëvendësuar kandidatin Sllavko Simiq për nënkryetar, kryeparlamentari i sapozgjedhur, Dimal Basha, i hodhi në votim kandidatët e tjerë përmes shortit, përfshirë edhe emrin e Nenad Rashiqit, kryetarit të Partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i afërt me kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.
As Rashiç nuk mori vota të mjaftueshme gjatë votimit, ashtu si edhe deputetët e tjerë të Listës Serbe.. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës./REL
blerim sallahu albulena haxhiu
Politike
27 Gusht 2025, 14:13
r.ll
selia e pd
TIRANË- Partia Demokratike ka komentuar shpërndarjen e medaljeve ditën e sotme në ceremoninë që kryeministri Edi R...
Politike
27 Gusht 2025, 13:59
Blerina Gjoka
edi rama
TIRANË- Në fund të vitit 2023, kryeministri Edi Rama shprehu për herë të parë ambicien për të pë...
Politike
27 Gusht 2025, 13:05
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në nëj postim në rrjetet sociale ka rikthyer zhdukjen dhe rikthi...
Politike
27 Gusht 2025, 12:19
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj ka reaguar ditën e sotme lidhur me një kërkesë që ai kishte...
Politike
27 Gusht 2025, 12:15
r.ll
liburn aliu
KOSOVË- Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë n&eum...
Politike
27 Gusht 2025, 12:00
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria nuk u thye pavarësisht zjarreve që shpërthyen dy muajt e fundit. ...
Politike
27 Gusht 2025, 11:28
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se së shpejti do të nisë ndërtimi i flotës së avionëve zjarrfikë...
Politike
27 Gusht 2025, 11:21
r.ll
rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish gjykatësit dhe prokurorët gjatë fjalimit të tij në ceremo...
Politike
27 Gusht 2025, 11:16
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një ceremoni dekorimi për punonjësit që kanë luftuar z...
Politike
27 Gusht 2025, 10:20
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë bërë ankesë të martën n&eum...