Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni Rregullator shpall zyrtarisht sot rezultatin përfundimtar

Nga zgjedhjet e 11 majit Partia Socialiste siguroi 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike mori vetëm 50 mandate.

28 Gusht 2025, 09:46 Nga r.ll
Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni Rregullator shpall zyrtarisht sot rezultatin
kuvendi

TIRANË-  Komisioni Rregullator do të zhvillojë ditën e sotme mbledhje në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vulosur zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Pas kësaj, pritet që presidenti Bajram Begaj të dekretojë fillimin e legjislaturës së re. 

Nga zgjedhjet e 11 majit Partia Socialiste siguroi 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike mori vetëm 50 mandate. Nga zgjedhjet arritën të siguronte tre vende në Kuvend edhe Partia Socialdemokrate. Përkatësisht në Tiranë është Albana Pëllumbi dhe në Shkodër Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

Partia “Mundësia” e Agron Shehajt mori dy ulëse në Parlament, “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatiak Lapajt 1 mandat dhe “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit një mandat.

Pas përfundimit të numërimit të votave, opozita ankimoi të gjitha rezultatet e qarqeve dhe për këtë arsye, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë pjesërisht disa kuti në Durrës dhe Elbasan dhe plotësisht në Fier dhe Tiranë, ndonëse nuk pati ndryshime të shifrave të mandateve.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll