Aktualitet

Ndërtoi disa shtëpi pushimi pa leje, arrestohet ish- kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili

Halili dyshohet se në vitin 2017, kur ka mbajtur detyrën e kreut t IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa shtëpi pushimi, në fshatin Shetaj, Ishëm.

27 Gusht 2025, 12:50 Nga r.ll
Ndërtoi disa shtëpi pushimi pa leje, arrestohet ish- kryeinspektori i
ardian halili

TIRANË- Ish-kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili është arrestuar nga policia për ndërtim pa leje. Halili dyshohet se në vitin 2017, kur ka mbajtur detyrën e kreut t IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa shtëpi pushimi, në fshatin Shetaj, Ishëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ardian Halili u emërua në krye të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Durrësit (sot IMT) më 7 maj 2018 dhe e mbajti këtë detyrë deri në prill 2021. Pasi la detyrën, Halili deklaronte se kontrata e punës iu ndërpre nga Bashkia që në fillim të marsit. 

Nga ana tjetër, bashkia e Durrësit deklaronte se ishte vetë Halili, që dha dorëheqjen. Ai e mbajti këtë post për rreth 3 vite dhe u zëvendësua nga Dorian Mema, kreu aktual i IMT Durrës.

 

ardian halili imt dureres

Sondazh

Poll