Aktualitet

Zjarret në vend/ Evidentohen 14 vatra gjatë orëve të fundit, 18 hektarë pyll dhe pisha të djegura

Vatrat aktive janë në Akërni (Delisuf, Novoselë), Bashkia Vlorë, ku operacionet në terren vijojnë që prej orëve të para të mëngjesit, dhe në zonën e Bogovës, Bashkia Skrapar. Edhe pse intensiteti i zjarrit ka qenë më i ulët, nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës së kaluar.

27 Gusht 2025, 10:23 Nga V.Ç
Zjarret në vend/ Evidentohen 14 vatra gjatë orëve të fundit,
Foto ilustruese

TIRANË - Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime për situatën e zjarreve në vend. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat: 11 vatra janë shuar plotësisht, 2 vatra janë ende aktive dhe 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm.

Ndërkohë, vatrat aktive janë në Akërni (Delisuf, Novoselë), Bashkia Vlorë, ku operacionet në terren vijojnë që prej orëve të para të mëngjesit, dhe në zonën e Bogovës, Bashkia Skrapar. Edhe pse intensiteti i zjarrit ka qenë më i ulët, nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës së kaluar.

Njoftim i Ministrisë së Mbrojtjes:
Situata e zjarreve në rang vendi

Strukturat e Mbrojtjes Civile, të ndihmuar edhe nga Forcat e Armatosura po vijojnë intensivisht punën në terren për përballimin e situatës së zjarreve në disa qarqe të vendit.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat:
- 11 vatra janë shuar plotësisht
- 2 vatra janë ende aktive
- 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm

Vatrat aktive janë në zonat:

1. Zona e Akërnisë (Delisuf, Novoselë), Bashkia Vlorë. Aktualisht, situata në zonën e Akërnisë është nën kontroll dhe e qetë.

Operacionet në terren po vijojnë që në orët e para të mëngjesit me angazhimin e:
- 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Vlorë
-21 forca bashkiake
-3 punonjës të Shërbimit Pyjor
-4 përfaqësues nga AdZM
-3 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë dhe 40 trupa nga FA
-Helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe është aktualisht në operim.

Momentalisht nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair. Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe pjesërisht në zonën e ish- fazanerisë. Vatra ka tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave në terren.

2. Zona e Bogovës, Bashkia Skrapar. Edhe pse intensiteti i zjarrit ka qenë më i ulët, nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës së kaluar. Sot vatra është në monitorim të punonjësve zjarrfikës Skrapar dhe Shërbimit Pyjor. Deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll. Nuk ka rrezik për banesa.

3. Zona e Pezë Helmësit, Bashkia Tiranë. Vatrat janë të izoluara dhe të minimizuara, pa përbërë aktualisht rrezik të shtuar.
Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim.

zjarret ne vend ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll