Aktualitet

Qëlluan me armë drejt policisë pas vjedhjes në Sukth, Gjykata Durrës cakton arrest në burg për Ardit Domin e Leonard Çalin

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në orët e mbrëmjes, ku dy të rinjtë krijuan skena të filmave aksion pasi qëlluan në drejtim të efektivëve të policisë për t'i shpëtuar arrestimit.

27 Gusht 2025, 10:33 Nga r.ll
Qëlluan me armë drejt policisë pas vjedhjes në Sukth,
Ardit Domi dhe Lorenc Çali

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Ardit Domin e Leonard Çalin të cilët qëlluan me armë zjarri drejt policisë. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në orët e mbrëmjes, ku dy të rinjtë krijuan skena të filmave aksion pasi qëlluan në drejtim të efektivëve të policisë për t'i shpëtuar arrestimit.

Me një automjet të vjedhur në Durrës, ata grabitën fillimisht me dhunë një karburant në Sukth. Aventura e tyre sapo kishte nisur pasi policia i identifikoi dhe nisi ndjekjen e tyre. Gjatë ndjekjes makina e të rinjve ka dalë nga rruga. Gjatë kësaj kohe ata kanë hapur zjarr ndaj efektivëve. 

Pasi efektivët arritën ti ndalonin dhe i rrethonin ata për më shumë se 20 minuta refuzuan të dorëzoheshin dhe si rezultat pati shkëmbim zjarri, ku njëri mbeti i plagosur. Polica më pas ndërhyri dhe transportoi Domin në spital, ndërsa Çali u vu në pranga. Mësohet se të dy të rinjtë janë të apasionuar pas makinave dhe palestrës. Mesa duket fiziku i tyre i formuar nga ushtrimet nuk i ndihmuan dot t'iu shpëtonin efektivëe.

lorenc cali ardit domi

Sondazh

Poll