Aktualitet

VIDEO/ U kap duke transportuar 2 kallashnikovë për t'i shitur për llogari të grupeve kriminale, 22-vjeçari arrestohet në tunelin e Murrizit (EMRI)

Armët e zjarrit, automjeti dhe celulari i të riut u sekuestruan nga policia.

27 Gusht 2025, 09:11 Nga r.ll
VIDEO/ U kap duke transportuar 2 kallashnikovë për t'i shitur
arrestimi

TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar në tunelin e Murrizit, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 2 armë zjarri kallashnikov, nga Burreli në Tiranë. Në pranga është vënë shtetasi Ardit Doçi. Sipas informacioneve zyrtare policore, armët do t'i shitenin grupeve kriminale.

Në automjetin që drejtohej nga i riu, gjatë kontrolli efektivët gjetën të fshehura në bagazh, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra për to.

Armët e zjarrit, automjeti dhe celulari i të riut u sekuestruan nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Tuneli”.

U kap në flagrancë duke transportuar 2 armë zjarri kallashnikov, nga Burreli në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, vihet në pranga një 22-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 krehra për to, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të këtij informacioni është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Tuneli”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi:

A. D., 22 vjeç, banues në Burrel.

Gjatë operacionit, në tunelin e Murrizit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte 22-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën të fshehura në bagazh, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra për to.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas po i transportonte armët në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procdurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

tuneli i murrizit policia e tiranes transport armes

Sondazh

Poll