Aktualitet

I dehur në timon shkaktoi aksidentin që i mori jetën dy motrave Dhimaku, Gjykata e Sarandës lë në burg Kevi Norrën

Duke tentuar një parakalim të gabuar, automjeti i tij është përplasur kokë më kokë më makinën tip "Lancia" në të cilën ishin dy motrat dhe një shoqe e tyre.

27 Gusht 2025, 12:34 Nga r.ll
I dehur në timon shkaktoi aksidentin që i mori jetën dy motrave
viktimat dhe autori

SARANDË- Gjykata e Srandës ka lënë në burg 23-vjeçarin, Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin ku humbën jetën tragjikisht dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku. Norra u arrestua në flagrancë mbrëmjen që ndodhi aksidenti. 

Pas testit të alkoolit, rezultoi se Norra, i cili punon si specialist në Ministrinë e Brendshme, drejtonte automjetin tip "Audi" në gjendje të dehur. Policia e Sarandës bëri me dije se testi i parë i alkoolit tregoi nivelin 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë 1.42 mg/l. 

Duke tentuar një parakalim të gabuar, automjeti i tij është përplasur kokë më kokë më makinën tip "Lancia" në të cilën ishin dy motrat dhe një shoqe e tyre. Përplasja rezultoi fatale për dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, përkatësisht 22 dhe 20 vjeçe.

Ndërkohë nga aksidenti mbeti e plagosur edhe 24-vjeçarja Antolena Zhupa. Kjo e fundit ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

23-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

kevi norra aksident ne sarande

Sondazh

Poll