Aktualitet

Aksidenti me një viktimë në Korçë, reagon policia: Makina përplasi 50-vjeçaren, po lëvizte me biçikletë! Ndërroi jetë në vend

Policia ka konfirmuar se nga aksidenti ka një viktimë ndërsa theksohet se 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje

26 Gusht 2025, 21:22 Nga N.F
Aksidenti me një viktimë në Korçë, reagon policia:
Aksidenti

KORÇË- Policia ka dalë me në njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin me një viktimë të regjistruar mbrëmjen e sotme. Në njoftim bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në rrugën e Voskopojës.

Policia ka konfirmuar se nga aksidenti ka një viktimë ndërsa theksohet se 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Viktima po lëvizte me biçikletë kur është përplasur nga një automjet i drejtuar nga një i moshuar. 73-vjeçari është shoqëruar nga policia.

"Korçë/Informacion paraprak/ Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit," thuhet në njoftimin e policisë.

aksidenti ne korce

Sondazh

Poll