Aktualitet

Mjeti lundrues pëson defekt në Gjirin e Kakomesë, shpëtohet grupi i turistëve

Sipas njoftimit ngjarja është regjistruar rreth orës 18:00. 

26 Gusht 2025, 19:24 Nga N.F
Mjeti lundrues pëson defekt në Gjirin e Kakomesë, shpëtohet
Foto

SARANDË- Një mjet lundrues me disa turistë mësohet se ka pësuar në defekt në det. Mësohet se mjeti ishte bllokuar në det në Gjirin e Kakomesë. Sipas njoftimit ngjarja është regjistruar rreth orës 18:00. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndihmë ka ndërhyrë Kapiteneria e Portit Sarandë. Mësohet se turistët janë nxjerr në breg të sigurt.

"Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.

Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt. U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta,' thuhet në njoftim.

defekt ne mjetin lundrues

Sondazh

Poll