Aktualitet

Po kalonte rrugën, makina përplas këmbësoren në Korçë, plagoset rëndë

Sipas raportimeve këmbësorja po kalonte rrugën kur është marrë përprara nga mjeti.

26 Gusht 2025, 21:02 Nga N.F
Po kalonte rrugën, makina përplas këmbësoren në
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Voskop në Korçë. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësore. Sipas raportimeve këmbësorja po kalonte rrugën kur është marrë përprara nga mjeti.

Raportohet se ajo është plagosur rëndë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne korce

Sondazh

Poll