Aktualitet

Arrestimi i ‘efektives’ shqiptare në Itali duke trafikuar kokainë, Policia: Ka gënjyer, është larguar nga radhët tona

1 Shkurt 2020, 18:14 Nga DOSJA
Arrestimi i ‘efektives’ shqiptare në Itali duke trafikuar

TIRANË- Mediat italiane kanë raportuar sot se dy shqiptare janë arrestuar teksa po mundoheshin të trafikonin kokainë me makinën e tyre. Sipas mediave në vend bëhej me dije se mes të arrestaurve ishte dhe një policie shqiptare. Pas publikimit të këtij lajmi ka ardhur dhe një reagim nga Policia e  Shtetit, e cila shprehet se shtetësja, F. Z., 29 vjeçe, që ka rënë sot në pranga në Itali nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.  

Më tej një njfotim shtohet se ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie.

Në lidhje me një shtetase të arrestuar me lëndë narkotike nga autoritet policore italiane e cila është prezantuar si punonjëse e Policisë shqiptare sqarojmë opinionin publik se: Shtetasja e arrestuar F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.  Ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga  Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie.

Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë. Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale“, shkruan në deklaratë Policia.

Mediat italiane kanë raportuar sot se një policie shqiptare është arrestuar teksa ishte duke trafikuar drogë. Sipas mediave në vend 29-vjeçarja është prezantuar si një inspektore policie në Shqiptari, dhe ka qenë ajo duke drejtuar makinën në kohën kur janë arrestuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet policja shqiptare ne itali policia e shtetit arrestohet policja shqiptare ne itali policia e shtetit

Sondazh

Poll