Aktualitet

“Turp gazetaresk”, Valeroi Cataldi i RAI3 i përgjigjet Ramës: I mohoni shifrat, por nuk na jepni të dhëna zyrtare

1 Shkurt 2020, 15:49 Nga DOSJA
“Turp gazetaresk”, Valeroi Cataldi i RAI3 i përgjigjet

ITALI- Gazetari i RAI3 që është dhe autor i reportazhit për drogën shqiptare, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit kërkoi përgënjeshtrim për raportimin. Në një reagim në Facebook, gazetari Valeroi Cataldi shkruan se ai ka qenë vetë në Shqipëri dhe ka parë plantacionet e mëdha të marijuanës.

Më tej ai shton se Policia e Shqipërisë i mohon shifrat, por nuk jep shifra zyrtare, po ashtu Cataldi shkruan se ata i verifikojnë të gjitha ato që kanë thënë me anë të burimeve të tyre.

Në udhëtimin tonë në Shqipëri ne pamë një rritje të madhe të plantacioneve të marijuanës. Numra që policia shqiptare i mohon, pa siguruar megjithatë të dhëna zyrtare. Ne, bazuar në burimet tona, konfirmojmë tonat. Për të hapur dyert e saj për Shqipërinë, Evropa po kërkon hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, drejtësisë dhe lirisë së shtypit”, shkruan gazetari italian.

Pak ditë më parë, TG3 publikoi një kronikë ku flitej për rritjen e kanabisit në Shqipëri dhe për tregtimin e drogës. Vetë gazetari Cataldo u shpreh se mafia shqiptare sa vjen e fuqizohet, ndërkohë që vendi është në pritje të çeljes së negoicatave me BE-në. Kjo kronikë solli reagime në Shqipëri. Opozita u shpreh se kjo gjë tregonte se qeveria ka mashtruar në luftën ndaj kanabisit, ndërsa kjo e fundit kërkoi përgënjeshtrim nga autoritetet italiane. Vetëm nja natë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi dy faqe, me anë të të cilave tregonte se kishte përgënjeshtruar shifrat e RAI3 dhe kishte fituar betejën ndaj një gënjeshtre të madhe.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama rai3 per drogen ne shqiperi valerio cataldi edi rama rai3 per drogen ne shqiperi valerio cataldi

Sondazh

Poll