Aktualitet

FOTO/ Shteti vë krimin nën kontroll, tregon ‘muskujt’ me pulën e vjedhur… në sitë edhe sistemi TIMS, rrjeti njëzëri

1 Shkurt 2020, 16:11 Nga DOSJA

KURBIN– Ky rast tejet i çuditshëm dhe  qesharak ka ndodhur në fshatin Fushë- Mamurras të rrethit Kurbin, ku Policia ka dërguar në Prokurori vjedhjen e një pule, ndërkohë që nga ana tjetër, vendi çdo ditë e më tepër po përfshihet nga krime makabre.

Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit të kaluar të datës 3 prill, ku një pulë është vjedhur në shtëpinë e një banori në fshatin Fushë- Mamurras.

Ndërkohë nga dokumenti i publikuar mësohet që Policia nuk e ka marrë përsipër të zgjidhë këtë çështje, por e ka dërguar në prokurori.

Padiskutim që edhe vjedhja e një pule nga ana ligjore konsidorehet krim, vepër penale, por ndërkohë që në Shqipëri raportohet për tentativë vrasjeje, vjedhje të fuqishme dhe krime makabre, një ngjarje e tillë e bën qeverinë dhe Drejtësinë shqiptare mjaft qesharake.

Ndërkohë, nuk kanë qenë të pakët ata që kanë menduar dhe kanë sugjeruar se do të ishte mirë që rastin e vjedhjes së kësaj pule ta merrte SPAK për hetim,duke e shtuar kështu dozën e ironisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e kurbinit vjedhja e nje pule ne kurbin policia e kurbinit vjedhja e nje pule ne kurbin

Sondazh

Poll